KB: Konflikti në Siri po shndërrohet në çmenduri

Gjenevë, 16 shtator 2014 (MIA) - Rritja e krimeve të kryera nga hixhadistët dhe forcat qeveritare në Siri, po e shndërrojnë konfliktin në këtë vend në "çmnduri" të vërtetë, deklaroi sot udhëheqësi i Komisionit hetues i KB-së për Sirinë, Paulo Pinjeiro.

"Nuk kam fjalë që ta përshkruajë peshën e krimeve të kryera në Siri", deklaroi Pinjeiro në fjalimin para Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Siç njoftoi DPA, Pinjeiro akuzoi se gjatë dy muajve të fundit pjesëtarët e grupit xhihadist Shteti islamik janë vrarë një numër i madh i civilëve dhe ushtarëve.

Komisioni ka konfirmuar se në rajonet nën kontroll të organizatës ekstremiste sunite grave u ndalohet pjesëmarrja në jetën publike dhe në qoftëse nuk iu përmbahen rregullave konservative islame ballafaqohen me rrezik për ndëshkim dhe vdekje.

"Xhihadistët mendueshëm i ekspozojnë fëmijët në dhunë, duke i detyruar të marrin pjesë në ekzekutime, duke i ekspozuar në ideologjinë e saj dhe duke i shfrytëzuar si luftëtarë", deklaroi Pinjeiro.

Ai i akuzoi edhe focat lojale të presidentit sirian Bashar al Asad se janë vrarë ose kanë plagosur një numër të madh të civilëve dhe theksoi disa shembuj të personave të cilët janë zhdukur në rajonet nën kontroll të armatës siriane.

"Mosndërmarrja e kurrfarë masave u mundëson palëve në luftë të kalojnë pa u ndëshkuar dhe e nxit dhunën në Siri. Për shkak të mossuksesit që të arrihet paqa, Siria gjithnjë e më shumë po fundoset në luftë, e cila po zgjerohet edhe në Liban dhe Irak dhe e rrezikon gjithë rajonin dhe jo vetëm atë", porositi Pinjeiro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail