OBSH: Po përshpejtohet zgjerimi i virusit të ebolës

Gjenevë, 16 shtator 2014 (MIA) - Virusi i ebolës në vendet e Afrikës Perëndimore vazhdon të zgjerohet me dinamikë të përshpejtuar dhe pothuajse 40 për qind nga të gjithë rastet e të infektuarve janë regjistruar gjatë tre javëve të kaluara, thuhet në raportin e publikuar sot të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas raportit të OBSH-së, vdekshmëria midis të sëmurëve në vendet më të goditura - Guine, Liberi dhe Sera Leone, është midis 60 dhe 70 për qind.

OBSH thekson se deri më tani janë regjistruar 4.985 persona të sëmurë nga ebola, prej të cilëve 2.461 persona kanë vdekur.

Koordinatori kryesor i Kombeve të Bashkuara në luftën kundër epidemisë së ebolës, Dejvid Navaro sot deklaroi se për ballafaqimin me sëmundjen në Afrikë nevojiten një miliardë dollarë, gjegjësisht dhjetë herë më shumë nga vlerësimi i dhënë muajin e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail