Xhihadistët publikuan video të gazetarit të rrëmbyer britanik

Damask, 18 gusht 2014 (MIA) - Një video e re është publikuar në Internet, në të cilën shihet një person britanik, që mendohet se mbahet i rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik.

Në këtë video, ky person thotë se ai planifikon të zbuloj një varg të asaj që ai thotë se janë programe "të vërteta" për grupin xhihadist, i cili ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Ky person, të cilin agjencia AFP e ka identifikuar si fotoreporter i lirë, Xhon Kantli, thotë se ai dhe të tjerët, janë braktisur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë, dhe e ka shtruar pyetjen se përse ato janë aq të etshme për tu involvuar në një luftë tjetër.

Dukej se nuk kishte kërcënim të menjëhershëm për jetën e këtij personi dhe asnjë militantë i Shtetit Islamik nuk është paraqitur në video.

Xhon Kantli është zënë në Siri, në nëntor të vitit 2012.

Kantli ka bashkëpunuar me gazetat "Sandej Tajms" dhe "San" dhe agjencinë Frans pres.

Deri tash, militantët  e Shtetit Islamik i kanë vrarë tre të rrëmbyer, një britanik dhe dy amerikanë, dhe janë kërcënuar se do ta vrasin edhe një tjetër person britanik të rrëmbyer.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail