Senati i SHBA-së e miratoi planin e Obamës për stërvitjen dhe armatosjen e kryengritësve të moderuar sirianë

Uashington, 19 shtator 2014 (MIA) - Presidenti Barak Obama ka bërë të ditur se miratimi nga Kongresi i planit të tij për armatosjen dhe stërvitjen e rebelëve të moderuar sirianë, i tregon botës se amerikanët janë të bashkuar në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Obama theksoi se amerikanët nuk dorëzohen para frikës, por bashkohen në shenjë uniteti me njëri tjetrin.

Presidenti i bëri këto komente pak pasi Senati votoi me 78 vota pro dhe 22 kundër për ligjin. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët e miratoi ligjin të mërkurën.

Obama tha gjithashtu, se "mbi 40 vende, mes tyre edhe arabe", kanë rënë dakord t'i bashkohen koalicionit kundër grupit terrorist.

Presidenti lavdëroi një njoftim të mëparshëm të Presidentit francez Fransoa Holland, se vendi i tij është gati të kryejë sulme ajrore kundër militantëve në Irak, duke thënë se "Franca është një partner i fortë në përpjekjet tona kundër terrorizmit". Franca nuk pranoi t'i shtrijë sulmet ajrore me bombë edhe në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail