Obama. SHBA-ja do të vazhdojë me mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë

Uashington, 19 shtator 2014 (MIA) - Presidenti amerikan  Barak Obama priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, duke i premtuar atij se SHBA do të vazhdojë të mobilizojë presionin ndërkombëtar për zgjidhjen me diplomaci të krizës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, deklaroi pas takimit gazetarëve se shpreson që armëpushimi dy-javor në vendin e tij të zgjasë dhe të çojë në një paqe më të gjerë. Ai tha po ashtu se është i kënaqur me ndihmën jo me armatime që Uashingtoni po i jep vendit të tij në luftën me separatistët pro-rusë në kufirin me Rusinë.

Më parë dje, presidenti ukrainas Poroshenko foli në një seancë të përbashkët të Kongresit amerikan.

Në fjalimin e tij, ai e quajti betejën e vendit të tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, një luftë për liri, demokraci dhe shtet ligjor dhe kërkoi mbështetje më të madhe amerikane.

Duke thënë se vendi i tij ka nevojë për "një ushtri moderne të fuqishme", Poroshenko tha se Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake të gjithanshme, duke vlerësuar ndihmën e deritanishme amerikane, por njëkohësisht ai bëri thirrje për një ndihmë me armatime, duke i thënë ligjvënësve, "lufta nuk mund të fitohet me një batanije".  Në fjalimin e tij 40-minutësh, presidenti ukrainas u ndërpre disa herë me duartrokitje të fuqishme.

Ai i kërkoi Uashingtonit që t'i japë vendit të tij një status të posaçëm sigurie që do të jepte mundësi për marrëdhëniet më të ngushta të mundshme për një vend që nuk është anëtar i NATO-s. Ai u bëri gjithashtu thirrje Shteteve të Bashkuara që të vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë, që qeveritë perëndimore e akuzojnë se armatos dhe mbështet kryengritjen në Ukrainë.

Poroshenko tha se agresioni rus është një kërcënim për "sigurinë globale kudo në botë". Ai tha se vendi i tij nuk do ta pranojë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia, një veprim që ai e quajti si nga "një nga aktet më cinike të tradhëtisë në historinë moderne".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail