KS i OKB: Ebola paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Nju-Jork, 19 shtator 2014 (MIA) - Shpërthimi i virusit Ebola në Afrikën Perëndimore është vlerësuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së si një "kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

Këshilli miratoi njëzëri një rezolutë që i bën thirrje shteteve për të siguruar më shumë burime për të luftuar virusin.

Një takim urgjent i Këshillit u paralajmërua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, pas shtimit me ritme të shpejta të të infektuarve me Ebola.

Ban Ki-mun tha se përshkallëzimi i situatës tani kërkon një reagim ndërkombëtar për emergjencë në shëndetësi. Ai njoftoi për krijimin e një misioni emergjence të OKB-së, i cili do të koordinojë veprimet edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të luftuar krizën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri të ditur se javën e ardhshme do të thërrasë një takim të nivelit të lartë lidhur me situatën e emergjente në Afrikën Perëndimore.

Më parë edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama e kishte cilësuar shpërthimin e virusit si një "kërcënim global" dhe deklaroi për dërgimin e mijëra trupave amerikane për të forcuar shërbimet shëndetësore në shtetet e prekura. Do të dërgohen 3 mijë trupa amerikane në terren, gjithashtu do të ndërtohen edhe qendra të reja të kujdesit shëndetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail