Keri dhe Zarif biseduan për rrezikun nga xhihadistët

Nju-Jork, 22 shtator 2014 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri mbrëmë gjatë bisedimeve me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Mohamad Zarif deklaroi se Irani duhet të marrë pjesë në përpjekjet e SHBA-së për formimin e koalicionit për luftë kundër xhihadistëve në Irak dhe Siri.

Keri dhe Zarif biseduan më shumë se një orë në një hotel të Nju-Jorkut. Ata biseduan për përparimin në negociatat për programin bërthamor iranian, por jo edhe për rrezikun që e paraqet Shteti islamik, deklaroi një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit.

Dy shefat e diplomacive fillimisht biseduan vetë, e më pas iu bashkangjitën zëvendës sekretari shtetëror Bill Bërns dhe nënsekretarja Vendi Sherman nga ana e SHBA-së dhe zëvendësit e Zarifit, Abas Arakçi dhe Maxhid Taht-Ravançi nga ana iraniane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail