Mbi një mijë kompani dhe 73 vende mbështesin pagesë të tatimit ër shkak të ndotjes me dioks karboni

Uashington, 22 shtator 2014 (MIA) - Mbi një mijë kompani dhe 73 vende e mbështesin idenë e vendosjes së sistemit për pagesë të tatimit për shkak të ndotjes me dioksid karboni, kumtoi Banka Botërore.

Sipas kryetarit të bankës, Xhim Jon Kim kjo mbështetje i dërgon botës sinjaë të fuqishëm në vigjilje të takimit të kreut për ndryshime klimatike, e cila do të mbahet nesër në selinë e KB-së në Nju-Jork.

Në koalicionin e sapoformuar hyjnë ndotësit e mëdhenj si Kina, BE-ja dhe Rusia, si dhe emrat e mëdhenj me biznes si "British petroleum", "Statoil", "Arselor Mital", "Alianc", "Frejzer" dhe të tjera.

SHBA-ja konsumatori më i madh i naftës në botë, megjithatë, nuk është në listën e vendeve dhe të kompanive, të cilat e mbështesin idenë. Nga lista tash për tash mungojnë edhe kompani të mëdha të naftës si "Total", "Shevron", "Eksonmobajl".

Propozime të sakta në lidhje me sistemin, të mbështetura nga vende dhe kompani do të bëhen pas takimit të kreut nesër dhe para takimit të ardhshëm për ndryshime klimatike, të parashikuar për vitin 2015 në Paris, thuhet në kumtesën e Bankës Botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail