Fabius: Franca nuk do ta sulmojë shtetin islamik në Siri

Nju-Jork, 22 shtator 2014 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Loran Fabius deklaroi sot se shteti i tij nuk do të kryejë sulme ajrore mbi aktivistët islamikë të Shtetit Islamik në Siri, edhe pse forcat franceze javën e kaluar bombarduan pozicione të këtij grupi në veri të Irakut.

"Në Irak marrim pjesë në operacione në mbështetje ajrore, ndërsa në Siri i ndihmojmë opozitës mesatare. Ky është qëndrimi ynë dhe ai nuk ndryshon", deklaroi Fabius në Këshillin për punë të jashtme në Nju-Jork.

"Mendoj se megjithatë mund të veprohet në Siri. Dhe për këtë nuk shtrohet pyetja për legjitimitet ndërkombëtar. Por, Franca nuk mund të bëjë gjithçka dhe konsiderojmë se është e domosdoshme të mbështesim opozitën e matur dhe të luftojmë njëkohësisht kundër Asadit dhe kundër Shtetit Islamik", sqaroi Fabius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail