"Fajnenshëll tajms": Tek tani po na pret lufta e vërtetë me ebolën

Londër, 26 shtator 2014 (MIA) - Sa më shumë merremi me tejkalimin e krizave humanitare, aq më shumë ato bëhen më të shtrenjta dhe më të rënda. Epidemia e ebolës, që merr hov në vendet e pasigurta afrikanoperëndimore Guine, Liberi dhe Sierra Leone janë shembull i tmerrshëm për këtë, shkruan në komentin e redaksisë gazeta britanike "Fajnenshëll Tajms", pasi problemi me ebolën mbrëmë ishte ngritur edhe në takimin e posaçëm në nivel të lartë të KB-së.

Kërcënimi për mirëqenien shoqërore dhe stabilitetin social, që e shkakton virusi, në mënyrë marramendëse rritet pas reagimit joadekuat pas paraqitjes së rasteve të para në fillim të vitit.

Bashkësia botërore është e obliguar të ndërmarrë fushatë më masive nëse dëshiron ta ndalojë katastrofën, shkruan gazeta.

Me paraqitjen e ebolës u rrëzuan sistemet për mbrojtje shëndetësore në shtetet e prekura. Paralajmërimet e para të organizatës "Mjekë pa kufij" janë vlerësuar nga disa agjenci dhe ekspertë  si panike. Mbisundoi frika, tregtia dhe turizmi në kontinent pësuan, fluturimet deri në vendet e prekura ishin në ndërprerje, janë mbyllur kufijtë. E saktë është se në të kaluarën shumë njerëz vdisnin nga sëmundjet parandaluese, të cilat tërheqnin më pak vëmendje, por në situatën e tanishme nuk ka vend për krahasime.

Kundër ebolës nuk ka shërim adekuat dhe virusi ka shkaktuar panik, të tillë që pak sëmundje tjera kanë shkaktuar në historinë tonë më të re.

Të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë serioze, por shifrat reale me siguri janë edhe shumë më të tmerrshme, duke i marrë parasysh se sa rëndë zbulohen dhe vijojnë rastet e infektimit.

Guinea tregon përparim, Nigeria dhe Senegali meritojnë lëvdata për ndalimin e epidemisë, por përhapjen e shpejtë të sëmundjes në Liberi dhe Sierra Leone ekspertët i detyroi të konsiderojnë se gjatë nëntorit numri  i të sëmurëve mund të arrijë 20.000, që dukshëm i tejkalon parashikimet prej vetëm para një muaji, potencon "Fajnenshëll tajms".

Nëse bota nuk reagon në mënyrë më ekspeditive, kjo do të jetë epidemi e paparë deri tani në historinë bashkëkohore, tregojnë parashikimet afatgjate.

Ekspertët e qendrave amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjes konsiderojnë se ebola deri në janar mund të prekë deri në 1,4 milionë persona. Sipas skenarit më të rëndë,  sëmundja mund të sjell deri në kolaps të tërësishëm të rendit dhe ligjshmërisë në Liberi dhe Sierra Leon, të cilat ende po rindërtohen nga luftërat qytetare.

Në fund ebola mund të shndërrohet në karakteristikë të përhershme të jetës në Afrikën Perëndimore, duke i penguar tregtinë dhe investimet, që kanë sjellur "dritë në tunel" për popullatën e tyre të vuajtur, paralajmëron gazeta ditore.

Ekspertët konsiderojnë se nuk është vonë për zhvillim të tillë, por sëmundja vazhdon  të përhapet me tempo të shpejtë nga zbatimi i masave për pengimin e saj.

Presidenti amerikan iu përgjigj sfidës dhe dërgoi 3.000 ushtarë të ndërtojnë qendra mjekësore dhe të trajnojnë punonjës shëndetësor, por shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të tjerë.

Evropa mund të fillojë nga ajo t'i pranojë rekomandimet e mjediseve akademike dhe ekspertëve shëndetësor për dërgimin e vullnetarëve profesional në rajonet e infektuara.

OBSH konsideron se për financimin e masave urgjente për ballafaqim me epideminë nevojiten një miliard dollarë. Paratë arrijnë ngadalë. Ajo për të cilën ka nevojë urgjente,  megjithatë, është përvoja profesionale dhe njerëz në vetë vendin, e poashtu edhe centralizim i strukturës administrative, e cila do ta koordinojë fushatën globale.

Në Afrikë kishte mjaft kriza nga të cilat do të mësojmë. Nëse nuk e pengojmë kërcënimin, ai do të marrë përmasa botërore, thuhet në komentin e redaksisë "Fajnenshëll tajms".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail