Anulohen operacionet për shpëtim në vullkanin japonez Ontake

Tokio, 30 shtator 2014 (MIA) - Autoritetet japoneze i ndërprenë operacionet për shpëtim në majën e vullkanit Ontake në pjesën qendrore të arqipelagut për shkak të kushteve të këqia dhe rrezikut nga aktivizimi i sërishëm.

"Janë anuluar të gjitha operacionet për shpëtim për ditën e sotme, edhe përmes ajrit edhe përmes tokës", deklaroi një zëdhënës i prefekturës Nagano.

Ushtarë, policë dhe qindra zjarrfikës të cilët tashmë ishin në "malin e zjarrtë" u kthyen poshtë.

"Aktivitetet e dobësuara vullkanike u ripërtërinë dhe një gjë e tillë mund të jetë paralajmërim për aktivizim të ri", kumtoi Shërbimi Meteorologjik. Televizionet shfaqën inserte në të cilat shihen re të mëdha të gazrave toksike mbi vullkan. Gjatë dy ditëve të kaluara shpëtuesit kanë arritur të nxjerrin poshtë 12 nga 36-të trupat e të vdekurve. Njëzetë e katër trupat e tjerë janë pranë majës së vullkanit Ontake i cili ka lartësi prej 3.067 metra", njoftojnë mediat japoneze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail