Fillon hetimi i ri për aeroplanin e zhdukur malajzian në fundin e Oqeanit Indian

Sidnei, 30 shtator 2014 (MIA) - Gjatë kësaj fundjave do të përfundojnë të gjitha përgatitjet për kërkim 6.000 kilometra në fund të Oqeanit Indian, ku supozohet se do të gjenden mbetjet e aeroplanit malajzian Boing, i cili u zhduk në mënyrë misterioze më 8 mars të këtij viti.

Aeroplani i linjës Kuala Lumpur - Pekin, me 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u zhduk dy orë pas fluturimit, ndërsa deri më tani kërkimi më i madh për ndonjë aeroplan nuk dha rezultate.

Ekipet ndërkombëtare me ekspertë nga Australia, Kina, Malajzia dhe disa vende të tjera, do të pajisen me harta tredimensionale në fund të Oqeanit Indian, mininëndetëse si dhe mjete të tjera elektronike më bashkëkohore për kërkimin e gjurmëve metalike dhe plastike në fund të oqeanit.

Në kërkim do të kyçen tre anije, prej të cilave dy tashmë kanë bërë analizimin e rreth 1.100 kilometrave katrorë në fundin e oqeanit, pa rezultat.

Shpresa se mbetjet e Boingut do të gjenden në këtë rajon vijnë nga rezultatet e analizave serioze të të dhënave satelitore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë kanë pasur kontakt teknik me aeroplanin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail