OBSH paralajmëron për rrezik të personelit shëndetësor i cili u ndihmonë të sëmurëve nga ebola

Madrid, 8 tetor 2014 (MIA) -  Një këshilltar i shquar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se në mesin e personelit mjekësor mund të priten raste të reja me Ebola, madje edhe në vendet që kanë sisteme moderne të kujdesit shëndetësor.

Profesori Peter Piot ka thënë se nuk është i befasuar që një infermiere spanjolle është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Infermierja Teresa Romero është personi i pari që ka marrë virusin jashtë Afrikës perëndimore.

Ajo ka trajtuar dy misionarë spanjollë që kanë vdekur nga Ebola në Madrid.

Piot ka thënë se pret raste të reja të Ebolës në Evropë dhe SHBA, por jo me intensitet të shpejtë të përhapjes si në Afrikë.

Mbi 3.000 persona kanë humbur jetën nga Ebola këtë vit.

Vendet më të goditura janë Liberia, Sierra Leone dhe Guinea.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail