Xhihadistët e SHI-së e sulmuan vendkalimin kufitar midis Sirisë dhe Turqisë

Ankara/londër, 10 tetor 2014 (MIA) - Pjesëtarë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (SHI) sot kanë kryer sulm artilerik ndaj vendkalimit kufitar midis Sirisë dhe Turqisë, në kuadër të ofensivës për okupimin e qytetit të rëndësishëm strategjik sirian Kobane, ku shumica e banorëve janë kurdë.

Siç informon përfaqësuesi lokal i kurdëve sirianë, Idris Nasan, xhihadistët tentojnë ta ndërmarrin vendkalimin kufitar me qëllim për t'i rrethuar luftëtarët kurdë në Kobane dhe ta pengojnë arritjen e ndihmës në qytet.

Sulmin mbi vendkalimin kufitar e konfirmoi edhe Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut me seli në Londër, i cili informoi se xhihadistët kanë bombarduar shumë pjesë të Kobanes.

Sipas Qendrës, në luftërat në Kobane deri tani janë vrarë mbi 500 persona.

SHI-ja e filloi ofensivën në rajonin e Kobanes nga mesi i muajit shtator, ndërsa në fillim të kësaj jave xhihadistët kanë hyrë në disa pjesë të qytetit. Përparimi i islamistëve u ngadalësua me intensifikimin e sulmeve ajrore të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja, ndaj pozitave të SHI-së në rrethinën e Kobanes.

Jozyrtarisht thuhet se xhihadistët veçmë kontrollojnë një të tretën e Kobanes, por sipas Nasan, informacionet e tilla janë të pasakta.

"Mund të konfirmoj se nuk kontrollojnë një të tretën e qytetit. Vetëm një pjesë të vogël e Kobanes është nën kontrollin e SHI-së", theksoi Nasan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail