Nëntë persona e humbën jetën në një sulm të separatistëve në Pakistan

Islamabad, 19 tetor 2014 (MIA) - Së paku nëntë persona e humbën jetën sot në një sulm të separatistëve në Pakistanin Jugperëndimor, kumtuan autoritetet pakistaneze.

Sulmi, i cili sipas autoriteteve, ka qenë i motivuar etnikisht, ka ndodhur në qytetin Hub, rreth 640 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të provincës Baluçistan të Kuetës.

Sulmuesit kanë rrëmbyer 11 punonjës, i kanë pyetur për përkatësinë e tyre etnike, ndërsa më pas kanë hapur zjarr ndaj atyre të cilët kanë qenë nga provinca Penxhab, ndërsa dy nga Baluçistani i kanë liruar, deklaroi funksionari lokal, Favad Somro.

Provincën Baluçistan gjatë dhjetë viteve të kaluara e kanë braktisur mbi 300 mijë persona për shkak të trazirave fetare dhe etnike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail