Gjashtë persona e humbën jetën nga stuhia Trudi në Meksikë

Akapulko, 20 tetor 2014 (MIA) - Stuhia tropikale Trudi e mori jetën e gjashtë personave, duke e përfshirë rajonin e Gereros në pjesën jugore të Meksikës.

Rreshjet e rrëmbyeshme shkaktuan rrëshqitje të dheut, ku e humbën jetën dy fëmijë dhe një grua.

Stuhia solli deri në evakuimin e rreth 2.000 njerëzve nga zonat malore në shtetin Gerero. Gjashtëmbëdhjetë fshatra mbetën të izoluara, ndërsa është shkaktuar dëm material në autostradës kryesore e cila çod drejt vendit turistik Akapulko.

Uragani Ana në Oqeanin e Qetë, kaloi në afërsi të Havajeve dhe shkaktoi shira të fuqishëm, por megjithatë e tejkaloi arqipelagun.

Megjithatë, mbetet në fuqi, paralajmërimi i shpallur për rrezik vetëm për disa pjesë të ishujve të pabanuara veriperëndimore Kavaj dhe Nihau.

Uragani Gonsalo, megjithatë, dje kaloi në afërsi të Nufaundlend në Kanada dhe do të vazhdojë shpejtë të lëvizë në lindje përmes pjesës veriore të Oqeanit Atlantik. Pritet që sot dhe nesër ai ta përfshijë Britaninë e Madhe.

Gonsalo do të sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në pjesën perëndimore të Evropës, si dhe reshje të mëdha të borës në malet evropiane. Nga Lihtenshtajni dhe Austria në juglindje nga Bosnja, Serbia dhe Bullgaria është e mundur shtresë e borës deri në 15 centimetra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail