SHI filloi sulme të reja ndaj Kobanes dhe qytetit irakian Kara Tapah

Damask/Bagdad, 21 tetor 2014 (MIA) - Pjesëtarë të grupit Shteti Islamik (SHI) natën e kaluar filluan ofensivë të re ndaj Kobanes dhe realizuan dy sulme vetëvrasëse me automobil-bomba në pjesën veriore të këtij qyteti sirian.

"Menjëherë pas dy sulmeve vetëvrasëse, xhihadistët filluan ofensivë në të gjitha frontet në qytet, i cili edhe mëtej është nën kontrollin e kurdëve", njoftoi drejtori i Qeverisë siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, Rami Abdel Rahman.

Ai theksoi se sipas të dhënave të organizatës së tij, luftimet e ashpra në Kobane kanë filluar rreth orës 22 sipas kohës së Evropës së mesme, duke shtuar se tani për tani nuk ka informata për numrin e viktimave.

Në të njejtën kohë, një përfaqësues ushtarak irakian informoi se pjesëtarë të SHI-së kanë kryer sulm edhe ndaj qytetit Kara Tapah në Irakun Verior, i cili është nën kontroll të forcave të kurdëve irakianë.

Sulmin ndaj qytetit, që ndodhet rreth 50 kilometra nga kufiri irakian me Iranin, xhihadistët e kanë filluar në dy frona.

Sipas burimit të njejtë, gjatë përleshjeve jetën e kanë humbur të paktën 10 persona - shtatë luftëtarë kurdë dhe tre civilë, ndërsa mijëra banorë të Kara Tapahut e kanë braktisur qytetin.

"Pothuajse gjysma e banorëve ikën. Bëhet fjalë për 9.000 persona", deklaroi një banor i Kara Tapahut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail