Xhihadistët me video porosi iu kërcënuan kryeministrit australian

Sidnei, 21 tetor 2014 (MIA) - Adoleshenti australian, i cili është arratisur nga shtëpia dhe u është bashkangjitur xhihadistëve në Irak dhe Siri, sot përmes video incizimit të Shtetit Islamik (SHI) porositi se lufta e tyre nuk do të ndërpritet derisa "flamuri i tyre nuk valon në çdo vend".

Abdula Elmir (17), pseudonimi i të cilit është Abu Kaled, në video incizimin e publikuar në internet, i drejtohet kryeministrit australian Toni Abot me porosi se ata kanë armë, ushtarë dhe nuk do të ndalen me luftimet", publikoi gazeta "Sidnei morning herald".

Zëdhënësi i kryeministrit australian u përgjigj se në video incizim shihet rreziku nga SHI.

Australia muajin e kaluar e rriti nivelin e sigurisë për shkak të rrezikut nga terrorizimi, para së gjithash, për shkak shqetësimit gjithnjë e më të madh nga kthimi i xhihadistëve në kontinent.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail