OBSH: Edhe një sëmundje virale në Afrikë

Gjenevë, 22 tetor 2014 (MIA) - Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) paralajmëroi se në Afrikë sërisht është paraqitur virusi marburg, i cili i përket familjes së njëjtë të virusëve, si edhe ebola.

Rasti i parë i konfirmuar i të infektuarit nga virusi marburg ka qenë në shtator në Kampalë në Ugandë. OBSH theksoi se paraqitja e këtij virusi është e "pazakontë dhe e papritur".

Epidemia e fundit nga virusi marburg i njohur si ethet virale-hemoragjike marburge në Ugandë ka qenë nga korriku deri në gusht të vitit 2012, me ç'rast 20 persona u infektuan, prej të cilëve nëntë vdiqën. Prej atëherë nuk është regjistruar asnjë rast.

Virusi bartet në kontakte të drejtëpërdejta me gjak, lëngjet trupore dhe indet nga personi i infektuar, ndërsa simptomat janë temperaturë e lartë trupore dhe plogështi.

OBSH paralajmëron se virusi marburg mund të shkaktoj epidemi të madhe, si edhe ebola.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail