Hetim për atë nëse SHI-ja ka marrë një pjesë të ndihmës së SHBA-së për kurdët

Uashington, 22 tetor 2014 (MIA) - Pentagoni filloi hetim pasi u shfaqën video-incizime në të cilat shihet se si xhihadistët e grupit Shteti Islamik (SHI) tregojnë një pjesë të ndihmës, që SHBA-ja nga ajri ua dërgon kurdëve të cilët luftojnë për të mbrojtur qytetin sirian Kobane nga sulmet e militantëve sunitë.

Një përfaqësues i Pentagonit deklaroi se ende nuk mund ta konfirmojë origjinalitetin e incizimeve, por shfaqi bindje se numri më i madh i ndihmës së hedhur me balona nga aviacioni amerikan arrijnë në "duar të vërteta".

Aeroplanët "Herkules" hodhën 27 sandëqe me armë të lehta, municion të ndryshëm, si dhe ndihmë të nevojshme mjekësore  për luftëtarët kurdë, të cilët vetë luftojnë kundër xhihadistëve të ndihmuar vetëm nga Aviacioni ushtarak amerikan, i cili kohëpaskohe i bombardon pozicionet e militantëve të SHI-së.

Një përfaqësues i pozitës siriane, e cila e vëzhgon situatën në vend dhe veçanërisht ndodhitë në dhe rreth Kobanes, deklaroi se SHI-ja ka rrëmbyer vetëm një nga sandëqet e hedhura me ndihmë.

Sipas Pentagonit, forcat kurde tani kontrollojnë një pjesë të madhe të këtij qyteti në kufirin siriano-turk, por SHI-ja ende paraqet kërcënim.

Xhihadistët tentuan të hënën me kundërofenzivë të kthejnë një pjesë të pozicioneve që i aknë, por luftëtarët kurdë me ndihmë të sulmeve të aviacionit amerikan i penguan në planet e tilla.

Gjatë luftërave të djeshme, thuhet se janë vrarë 30 militantë islamik, si dhe 11 pjesëtarë të forcave kurde.

Luftërat janë ripërtërirë pasi Turqia për herë të parë pranoi kurdë nga Iraku përmes territorit turk të vijnë deri në Kobane, për t'u ndihmuar mbrojtësve të qytetit.

Autoritetet në Ankara u dakorduan për këtë, pas presionit të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe mossuksesit që forcat turke t'u ndihmojnë kurdëve sirianë në llogari të SHI-së. Turqia nuk dëshiron t'u ndihmojë mbrojtësve të Kobanes, duke i akuzuar kurdët e atjeshëm se janë aleatë me Partinë punëtore kurde (PKK), e cila vepron në territorin turk dhe Ankaraja e konsideron për organizatë terroriste.

Komandantët e forcave kurde në kobane nuk besojnë se Turqia do ta realizojë premtimin, pra për këtë pohojnë se nuk e dinë kur dhe nëse në përgjithësi do të arrijnë luftëtarët kurdë nga Iraku. Armata turke në të kaluarën shpesh i ka bombarduar pozicionet e kurdëve në territorin kurd.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail