Qëllohet një ushtar në qendër të Otavës, të shtëna në Parlament

Otavë, 22 tetor 2014 (MIA) - Një ushtar kanadez është qëlluar në Memorialin e luftës në qendër të Otavës dhe më pas personi i armatosur ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë.

Reuters, njofton se nga Parlamenti janë dëgjuar të shtëna të tjera të zjarrit, ndërsa personin e armatosur po e ndjek policia kanadeze.

Po ashtu, njoftohet se menjëherë autoritetet e vendit e kanë larguar Kryeministrin Stephen Harper, duke e dërguar në një vend të sigurt.

Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg dritareve.

Ushtari njoftohet se është plagosur, por nuk dihet gjendja e tij.

Ndryshe, Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Zhan-Kristof de Le Rue, zëdhënës i ministrit për Siguri Publike, ka thënë se rritja e kërcënimit do të thotë se shërbimet e inteligjencës kanë indikacione se një "individ apo grup brenda Kanadasë ose jashtë saj, ka qëllim dhe aftësi për të kryer një akt të terrorizmit".

Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail