Identifikohet sulmuesi i Parlamentit kanadez

Toronto, 23 tetor 2014 (MIA) - Autoritetet kanadeze e identifikuan kryerësin e sulmit të djeshëm në Parlamentin kanadez. Ai është shtetasi kanadez 32-vjeçar Majkëll Zahaf-Bibo, të cilit paradokohe i është marrë pasaporta, për shkak se shërbimet zbuluese e kanë konsideruar si "udhëtar me rrezik të madh", kanë deklaruar përfaqësues zyrtarë kanadezë për gazetën "Gloub end mejl".

Ngjashëm me maskullin, i cili vrau me automobil një ushtar në një paralagje të Montrealit, edhe Zehaf-Bibo ndodhej në listën me 90 kanadezë, të cilët janë të dyshuar për organizim të sulmeve në vend.

Otava paradokohe bëri thirrje që t'u kushtohet vëmendje aksioneve eventuale radikale në territorin e saj, pasi që vendi u përfshi në koalicionin ndërkombëtar, i kryesuar nga SHBA-ja, në luftën kundër grupit Shteti islamik (SHI) në Irak.

Policia kanadeze nuk ka dashur të spekulojë për motivet e sulmit të djeshëm, në të cilin krahas sulmuesit humbi jetën edhe një ushtar.

Kryeministri kanadez Stiven Karper ashpër e dënoi sulmin, duke theksuar se bëhet fjalë për akt vandal dhe se për momentin është e rëndësishme të mirëmbahet funksionimi i Qeverisë dhe Parlamentit.

Ai ndodhej në Parlament dhe ka biseduar me deputetët në momentin kur sulmuesi ka hyrë në ndërtesë, me ç'rast ka hapur zjarr ndaj ushtarit, i cili e ka ruajtur përmendoren në afërsi.

Ushtari u ëhtë nënshktruar lëndimeve, ndërsa sulmuesi është vrarë nga forcat policore të cilët kanë qenë në gjurmim pas tij nëpër ndërtesën e Parlamentit. Në këmbim zjarrin është ënduar edhe një pjesëtar i sigurimit të Dhomës ligjdhënëse, ndërsa të paktën tre persona janë dërguar në spital.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në qendrën tregtare e cila ndodhej në afërsi të parlamentit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail