Sulme ajrore mbi objekte të naftës në provincën siriane Deir al Zur

Bejrut, 23 tetor 2014 (MIA) - Koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-ja, sot ka kryer katër sulme ajrore mbi objekte të naftës në provincën lindore siriane Deir al Zur, e cila gjendet në kufirin me Irakun. 

Aktivistë të të drejtave të njeriut në Siri, thonë se prej se ka filluar fushata e sulmeve ajrore, janë vrarë 553 militantë islamikë dhe 32 civilë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, ka thënë sot, se shumica e të vrarëve, 464 prej tyre janë militantë të Shtetit Islamik.

Sulmet ajrore në Siri, po ashtu kanë vrarë 57 anëtarë të Al Nusra, degë e Al Kaidës.

Dje, Parlamenti i rajonit kurd në Irak, ka miratuar propozimin për dërgimin e trupave kurde irakiane në Kobane të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje të cilët po luftojnë me militantët e SHI-së.

Në fillim të kësaj jave, ushtria amerikane ka paralajmëruar se militantët e SHI-së, vazhdojnë të jenë ‘kërcënim’ për Kobanen, por luftëtarët kurdë kanë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail