Shpallen njëmbëdhjetë paqëruajtëset më të suksesshëm në Azi

Bangkok, 24 tetor 2014 (MIA) - Nënjë ceremoni të madhe, që u mbajt në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok sot janë shpallur njëmbëdhjetë gratë të emëruara si aktiviste më të suksesshme për përparimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe paqen në kontinentin aziatik.

Aksionin e zbaton UNDP, ndërsa me mirënjohje janë dekoruar gra prej gjashtë shteteve.

Prej mbi 100 nominimeve, shpërblimet e UNDP-së i morën gratë nga Indonezia, Filipinet, Afganistani, Nepali, Mianmari dhe Pakistani.

Mes grave aktiviste më të shquara janë edhe Mirijam Ferer nga Filipinet dhe Haxhi Kalid nga Afganistani, të cilat janë karakterizuar për aktivitete në "Fushatën e mobilizimit të burrave dhe grave që të realizohet paqja".

Filipinasja Ferer ka pasur ndikim të rëndësishëm për marrëveshjen paqësore mes autoriteteve në Manila dhe MORO Fronti islamik, i cili 30 vjet ka udhëhequr luftë të armatosur për autonomi në jug të Filipineve. Haxhi Kalil, ish luftëtare në focat kryengritëse në Afganistan, tani është kryetare e Këshillit paqësor të provincës në krahinën Badghis në Afganistan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail