Me sëpatë janë sulmuar policë në Nju-Jork

Nju-Jork, 24 tetor 2014 (MIA) - Tani për tani një sulmues i panjohur me sëpatë  ka sulmuar një grup prej katër policëve njujorkez, derisa janë fotografuar, me ç'rast ka lënduar dy, prej të cilëve njëri gjendet në gjendje kritike. Pas incidentit sulmuesi është vrarë.

"Policët kanë patrulluar në këmbë, kur një fotograf i ka lutur të pozojnë për fotografim në rrugën "Kuins". Në afërsi një njeri pa pritur ka filluar të godasë me sëpatë dhe e ka goditur njërin nga policët në dorën e djathtë, ndërsa pastaj edhe një e ka goditur në kokë", ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Dy policët tjerë kanë hapur zjarr dhe e kanë vrarë sulmuesin, i cili ka rreth 32 vjet, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.

Një kalimtar rasti u lëndua nga plumbi, pas çka menjëherë është dërguar në spital dhe është operuar.

"Ende nuk është konfirmuar motivi i sulmit", theksoi komisari policor, Uiliam Breton.

Policia nuk dëshiron t'i komentojë pohimet mediale se sulmi është i lidhur me terrorizëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail