Tunis: Gjashtë të vdekur në përleshjet e islamikëve dhe policisë

Tunis, 24 tetor 2014 (MIA) - Forcat tuniziane për siguri sot vranë gjashtë persona, prej të cilëve pesë gra, në përleshjet me grupin ekstremist ilsamik në periferinë e Tunisit, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, kumtuan autoritet tuniziane.

Të paktën dy ekstremistë, gra dhe fëmijë janë mbyllur në një shtëpi në pjesën perëndimore të Tunizisë pas përleshjeve të djeshme në të cilat u vra një polic pasi ushtria e rrethoi objektin, pohojnë përfaqësuesit e sigurisë.

Një islamist dhe pesë gra janë vrarë sot pasi ushtria sulmoi një shtëpi, ndërsa të paktën një prej pesë grave ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendëshme Muhamed Ali Auri.

Në Tunis të dielën mbahen zgjedhje të rëndësishme parlamentare dhe qeveria paralajmëroi se terroristët do të përpiqen ta pengojnë zbatimin e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail