Pesë ushtarë të vrarë, 16 të plagosur gjatë një sulmi në Gadishullin e Sinajit

Kajro, 24 tetor 2014 (MIA) - Të paktën pesë ushatarë janë vrarë, ndërsa 16 janë plagosur gjatë sulmit me auto-bombë në Gadishullin e Sinait në Egjipt, në afërësi të kufirit me Rripin e Gazës dhe Izraelit, kumtuan forcat e sigurisë.

Sulmuesi-vetëvrasës e hodhi automjetin në pikën kontrolluese të armatës në rajonin kufitar Karm al Kauades.

Autoritetet presin që numri i viktimave të rritet, sepse të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulmi me bombë u orientua ndaj një konvoi ushtarak të automjeteve të blinduara, që lëvizte drejt rajonit El Habura në verilindje të qytetit El Arish, në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës.

Dëshmitarët okularë kumtuan se pasdite kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në afërsi të El Arish dhe parashikuan se bëhet fjalë për sulm ndaj një objekti ushtarak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail