Abas: Mbyllja e xhamisë Al Aksa është shpallje e luftës

Jerusalem, 30 tetor 2014 (MIA) - Mbyllja izraelite e xhamisë Al Aksa në Jerusalem pas tentimit për vrasjen e aktivistëve hebraikë paraqet shpallje të luftës, deklaroi sot presidenti palestinez Mahmud Abas.

"Eskalimi i tillë i rrezikshëm izraelit është shpallje e luftës së popullit palestinez dhe vendeve të shenjta të popujve arabë dhe islamikë", tha zëdhënësi i Abasit, Nabil Abu Rudein.

Ai shtoi se e konsiderojnë Qeverinë izraelite si përgjegjëse për këtë tension të rrezikshëm në Jerusalem, i cili arriti kulminacion me mbylljen e xhamisë Al Aksa, në mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Abasit theksoi se vendimi i tillë është i rrezikshëm dhe se do të shkaktojë përforcim të tensionimit dhe jostabilitetit dhe do të sjellë deri në krijimn e atmosferës negative dhe të rrezikshme.

"Shteti i Palestinës do t'i ndërmarrë të gjitha masat ligjore që Izraeli të mbetet përgjegjës dhe t'i pengojë këto sulme", shtoi ai.

Izraeli herët në mëngjes e mbylli kompleksin Al Aksa për të gjithë vizitorët edhe për hebraikët edhe për myslimanët, pas incidentit të mbrëmshëm, kur një burrë me motoçikletë tentoi ta vrasë ultranacionalistin hebraik Jehud Gilk, i cili lufton për të drejtën e besimtarëve hebraikë që të luten në kompleksin Al Aksa në Qytetin e vjetër. Disa orë pas këtij incidenti policia izraelite e rrethoi shtëpinë e palestinezit të dyshuar dhe gjatë këmbim zjarrit e vrau.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi që në Jerusalem dukshëm të rritet numri i forcave policore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail