Siria e akuzoi Turqinë për mosrespektimin e sovranitetitDamask, 30 tetor 2014 (MIA) - Damasku zyrtar sot e akuzoi Turqinë për "shkelje të ashpër" të sovranitetit të Sirisë, pasi Ankara u lejoi kurdëve irakian dhe kryengritësve opozitar të arrijnë përmes territorit turk deri në qytetin Kobane, i cili gjendet nën rrethimin e ekstremistëve të grupit Shteti Islamik (SHI).
"Turqia edhe njëherë e tregoi rolin e saj komplotist, duke u lejuar forcave të huaja dhe grupeve terroriste të hyjnë në Siri. Kjo paraqet shkelje e ashpër e sovranitetit të Sirisë", thuhet në kumtesën e Ministrisë siriane të Punëve të Jashtme.
Kumtesa u lëshua vetëm disa orë pasi grupi prej 10 luftëtarëve kurdë, peshmergë ka hyrë në Kobane. Ata janë të parët prej gjithsej 150 luftëtarëve të cilët nga Iraku janë nisur drejt këtij qyteti sirian, me qëllim që të ndihmojnë në mbrojtjen e tij nga grupi Shteti Islamik .
|