Presidenti i Burkina Fasos vendosi gjendje e jashtëzakonshme në vend

Uagadudu, 30 tetor 2014 (MIA) - Presidenti i Burkina Fasos, Blez Kompaore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka shpërndarë qeverinë, për shkak të protestave të dhunshme kundër sundimit të tij.

Kompaore u ka bërë thirrje liderëve të opozitës që t’iu japin fund protestave dhe është zotuar se do të mbajë bisedime “me të gjithë aktorët” për të përfunduar krizën.

Protestuesit i kanë vënë të enjten zjarrin ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Ouagadougou.

Dhuna ka ardhur pasi ligjvënësit kanë planifikuar të shqyrtojnë disa ndyrshime kushtetuese, që do t’i lejonin presidentit Kompaore të garojë për një tjetër mandat vitin e ardhshëm.

Kompaore tashmë është 27 vjet në krye të shtetit.

Opozita ka bërë thirrje për një fushatë të mosbindjes civile, për të kërkuar që Kompaore të japë dorëheqje.

Së paku një person është vrarë në dhunë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail