Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Nju-Jork/Londër, 18 nëntor 2014 (MIA) - Çmimet e naftës sot vazhduan të bien në bursat botërore, pas publikimit se ekonomia japoneze ka rënë në recesion.

Një barel i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesë në dhjetor në Bursën e Nju-Jorkut u lirua për 37 centë në 75,27 dollarë. Në Londër madje çmimi i "brentit" të Detit Veriore për dërgesën e janarit gjithashtu u liruar për 37 centë, në 78,94 dollarë për barel.

Banka e Singaporit "Junajted Overzis" vlerësoi se çmimet e naftës janë nën presion të treguesve ekonomike që vijnë nga Japonia, si dhe për shkak të skepticizmit gjithnjë e më të madh se anëtaret e Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK) do të arrijnë marrëveshje për kufizim të prodhimtarisë së energjensit.

Agjencia statistikore e Japonisë njoftoi se ekonomia japoneze në periudhën korrik-shtator ka sënuar rënie prej 0,4 për qind në nivel kuartal dhe nga 1,6 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është kuartali i dytë me radhë në të cilin ekonomia japoneze shënon rënie, pas atij nga periudha prill-qershor për 1,9 për qind, me ç'rast Japonia teknikisht ra në recesion.

Sipas të dhënave të Agjencisë amerikane për informata energjetike, Japonia në vitin 2013 ishte importuesi i tretë më i madh i naftës në botës pas SHBA-së dhe Kinës, me import mesatar ditor prej rreth 4,4 milionë barelë. Pothuajse një të tretën e naftës Japonia e importon nga Arabia Saudite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail