Interpoli: Në tregun botëror qindra tonë barëra të falsifikuara

Dublin, 19 nëntor 2014 (MIA) - Organizata ndërkombëtare policore Interpol bëri thirrje sot në konferencën ndërkombëtare në Dublin për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër kontrabandimit të organizuar të barërave të falsifikuara, që është kanosje për shëndetin e njerëzve.

"Bëhet fjalë për qindra tonë barëra të falsifikuara, të cilat paraqiten në tregun botëror përmes kanaleve ilegale apo legale", deklaroi Alis Planson, zëvendësdrejtoreshë e organizatës, përgjegjëse për krimin farmaceutik.

Në disa rajone të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine deri në 30 për qind të barërave janë falsifikuar, sipas vlerësimeve të organizatës.

Një prej operacioneve më të rëndësishme të Interpolit kundër barërave të falsifikuara u bë në maj në 11 shtete. Ai çoi drejt konfiskimit të 9,6 milion tonë barërash të falsifikuara, deri në mbylljen e 12.000 sajteve dhe 434 arrestime.

"Në operacionin e radhës në qershor janë konfiskuar njëqind tonë barëra të falsifikuara, në mesin e të cilave edhe barëra për malarien", shtoi Planson.

Drejtori ekzekutiv, Zhan-Mishel Lubuen bëri thirrje për zgjerimin e masave ligjdhënëse dhe krijimin e sektorëve doganorë dhe policorë për luftën kundër barërave të falsifikuara, si dhe për tregtinë ilegale të barërave.

Rreth 200 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të KB-së dhe të shërbimeve policore të 50 vendeve, marrin pjesë në konferencën në Dublin, e cila vazhdon edhe nesër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail