Raport i KB-së: Rritet nivel i gazërave të dëmshëm në botë

Nju-Jork, 20 nëntor 2014 (MIA) - Niveli i ndotjes edhe më tutje rritet edhe krahas premtimeve të shteteve nga bota se do të zvogëlohet emisioni i dioksid-karbonit. Për këtë shkak nevojiten aksione plotësuese që të zvogëlohen ndryshimet klimatike në vitet e ardhshme, thuhet në përfundimin e raportit të KB-së.

"Nëse në këtë moment ndërmarrim aksione plotësuese që të mbesim në kufijtë e igurtë të emisioneve me CO2, kjo do ta zvogëlojë nevojën për ndërmarrjen e aksioneve ekstreme në të ardhmen", thotë Ahim Shtajner, drejtor ekzekutiv i programit të KB-së për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Në raport shtohet se neutralizimi i emisioneve të gazrave të dëmshëm duhet të arrihet në periudhën 2055-2070 kur mund të mbahet rritja mesatare  e temperaturës vjetore nën dy gradë Celsius. Nën neutralizimin e CO2 nënkuptohet se çdo emision i gazërave të dëmshëm do të anulohet për shembull, me mbjelljen e pyjeve.

"Që të mbetemi të përkushtuar në qëllimin, emisioni global nuk guxon të jetë më i madh se 44 miliardë tonë ekuivalentë të CO2 në vitin 2020", konkludohet në raport.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail