Kaos dhe trazira në Ferguson, 29 persona të arrestuar (foto)

Sent Luis, 25 nëntor 2014 (MIA) - Pas vendimit të gjykatës në Ferguson të mos ngrihet akuzë kundër policit që e vrau adoleshentin në gusht të këtij viti, në qytet sërisht shpërthyen trazira masive.

Protestuesit i kanë ndezur makinat e policisë dhe së paku një ndërtesë, dyqanet janë vjedhur, ndërsa në lagjen Sent Luis janë dëgjuar të shtëna. Deri tani policia ka arrestuar 29 protestues.

Policia ka përdorur gaz lotjsllës për shpërndarjen e masës së njerëzve, ndërsa autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur kufizime të përkohshme të fluturimeve.

Pjesa më e madhe e protestuesve duket se u shpërndanë mbrëmë vonë, por pas mesnatës ishte raportuar për vjedhje dhe të shtëna.  

Në demonstratat në qytetet e tjera, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin, protestohet kundër vendimit për këtë rast, i cili i ka aktualizuar përsëri tensionet racore në Shtetet e Bashkuara.

Disa njerëz, që thonë se e kanë parë rastin, janë shprehur se polici Uillson e ka qëlluar të riun Broun, pasi ai ishte kthyer nga polici me duart e ngritur lartë, por disa dëshmitarë të tjerë raportohet se i kanë kundërshtuar këto pohime gjatë marrjes në pyetje të jurisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail