Boko Haram mori edhe një qytet në Nigerinë verilindore

Lagos, 25 nëntor 2014 (MIA) - Organizata terroriste islamike Boko Haram ndërmori edhe një qytet në Nigerinë Verilindore, duke e zgjeruar kontrollin e saj në rajon, njoftoi DPA, duke iu referuar gazetës lokale "Dejli trast".

Qytetin e kanë ndërmarrë dje, pas luftimeve të ashpra me ushtarët nigerianë.Tani për tani nuk dihet numri i viktimave, por sipas autoriteteve lokale në përleshjet ka pasur dhjetëra persona të vrarë.

Ushtarët nigerianë, me një pjesë të banorëve, janë arratisur nga qyteti dhe strehim kanë kërkuar në Nigerin fqinjë.

Javën e kaluar islamikët nga Boko Haram vranë rreth njëqind persona, në sulmet  të ndara ndaj qyteteve Mafa dhe Kukavav, në shtetin Bornio.

Nga fillimi i vitit ata në pjesën veriore të Nigerisë kanë vrarë mbi 3.000 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail