Policia i urdhëroi demonstruesit në Ferguson që t'i ndërprejnë protestat

Ferguson, 26 nëntor 2014 (MIA) - Policia në periferinë e Sent Luis, Ferguson i urdhëroi demonstruesit, të cilët tani më dy netë mblidhen për të protestuar kundër vendimit për të mos dalë para gjykatës polici i cili e qëlloi adoleshentin 18 vjeçar, që t'i ndalojnë protestat.

Demonstruesit u mblodhën para ndërtesës së stacionit policor. Kjo protestë ishte e qetë për dallim nga protesta e cila kaloi në dhunë, pasi të hënën u bë e ditur se polici i cili e qëlloi afroamerikanin 18 vjeçar, Majkëll Braun nuk do të dalë para gjykatës.

Edhe përveç asaj që protesta ishte e qetë, pak pas mesnatës një grup i demonstruesve u ndanë nga grupi i përgjithhsëm dhe arritën të ndezin një automjet policor para ndërtesës së autoriteteve lokale. Policia shpejt e ka shuar zjarrin dhe arrestoi disa persona.

Presidenti amerikan Barak Obama ndërkohë deklaroi se me asgjë nuk mund të arsyetohet ndezja e ndërtesave, automobilave dhe prishja e pasurisë private, duke i komentuar trazirat e djeshme, të cilat filluan pas u soll vendimi për policin.

"Veprime të tilla destruktive janë krime dhe përgjegjësit duhet ta marrin fajin", tha Obama në qytetin amerikan Çikago.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail