Polici nga Ferguson: Kam ndërgjegje të pastër

Ferguson, 26 nëntor 2014 (MIA) - Polici Daren Uilson që në muajin gusht në qytetin Ferguson e vrau adoleshentin e paarmatosur Majkëll Braun, deklaroi në një intervistë për televizionin Ej-Bi-Si Njuz se ka ndërgjegje të pastër dhe se sërish do ta bënte të njëjtën.

Uilson theksoi se para se ta nxirrte pistoletën dhe të qëllonte në Braun, frikësohej për jetën personale. "Arsyeja se pse kam ndërgjegje të pastër është se jam në dijeni se me të drejtë e kam kryer punën time", deklaroi Uilson në deklaratën e tij të parë në opinion nga incidenti më 9 gusht të këtij viti.

"Nuk besoj se kjo është diçka që do të më shqetësonte. Kjo është diçka që ndodh", deklaori polici, për të cilin është hera e parë të përdorë armë në vendin e tij të punës.

Në pyetjen nëse njëjtë do të vepronte edhe përderisa Braun do të ishte i bardhë, Uilson u përgjigj: "Po, nuk ka dyshim rreth kësaj".

Uilson e përshkruan Braun si "njeri të fuqishëm", duke e krahasuar me luftëtarin profesionist Halk Hogan. Sipas Uilson, Braun ishte nisur drejt tij dhe dëshironte ta vrasë. Ai theksoi se kishte frikë për jetën e tij dhe se Braun dëshironte t'ia marrë pistoletën zyrtare, për çka veproni në vetëmbrojtje.

"E pyeta veten nëse mund ta vrasë këtë njeri. A është kjo në pajtim me ligjin? Përgjigjen që vetë e dhash ishte se patjetër duhet ta bëjë këtë", theksoi Uilson.

Uilson dhe bashkëshortja e tij shpresojnë se së shpejti do të mund të kthehen në jetën e tyre normale. "Ne vetëm dëshirojmë të kemi jetë normale. Kjo është e tëra", deklaroi ai.

Vrajsa e Majk Braun shkaktoi protesta nëpër SHBA, pasi juria vendosi se kundër policit Uilson nuk do të ngrihet akuzë për incidentin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail