SHBA: Vaksina eksperimentale kundër ebolës jep rezultate inkurajuese

Uashington, 27 nëntor 2014 (MIA) - Vaksina e re kundër ebolës, që testohet në SHBA, jep rezultate inkurajuese, njoftojnë mediat amerikane, duke iu referuar shkencëtarëve të Institutit nacional të SHBA-së për alergji dhe sëmundje infektuese.

Vaksina është përpunuar nga instituti dhe gjiganti farmaceutik, Glasko SmithKlajn. Rezultatet e testimeve të para klinike në të cilat marrin pjesë 20 vullnetarë të shëndoshë, janë publikuar dje në "Nju Inglland zhurnall of Medisin".

Nën veprimin e preparatit sistemi imunologjik i pjesëmarrësve në hulumtim ka filluar të prodhojë antitruptha, të cilat luftojnë kundër virusit të Ebolës.

Paraprakisht gjatë këtij muaji doktor Antoni Fauçi, drejtor i Institutit deklaroi në Kongres se rezultatet e para janë mjaft inkurajuese që SHBA-ja të mund të planifikojë hulumtim më të madh në Afrikën Perëndimore, duke filluar nga janari në Liberi.

Shtëpia e Bardhë i përshëndeti hulumtuesit duke e vlerësuar atë që është arritur si hap i rëndësishëm në rrugën drejt likuidimit të virusit të rrezikshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail