Të paktën 11 minatorë vdiqën gjatë një shpërthimi në një minierë në Kinë

Pekin, 27 nëntor 2014 (MIA) - Të paktën 11 minatorë e humbën jetën gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në minierën e qymyrgurit Songlin, në jug të Kinës, njoftuan sot mediat kineze.

Shpërthimi ka ndodhur sot herët në mëngjes në provincën jugperëndimore Guejxho, derisa 19 minatorë kanë punuar në minierë,njoftoi Ksinhua.

Fatkeqësinë e kanë mbijetuar tetë minatorë, ndërsa siç informojnë mediat kineze, në vijim është aksioni i shpëtimit dhe hetimit për shkaqet për shpërthimin.

Fatkeqësia ka ndodhur një ditë pas zjarrit në minierën e qymyrgurit në provincën kineze Lioanag, në verilindje të vendit, në të cilin vdiqën 26 minatorë, ndërsa 52 u lënduan.

Vitin e kaluar në Kinë u regjistruan 589 incidente në miniera dhe në to, sipas të dhënave zyrtare,  vdiqën apo u zhdukën 1.049 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail