Rreth 40 persona janë lënduar në super stuhinë në Australi (foto)

Brizbejn, 28 nëntor 2014 (MIA) - Të paktën 39 persona janë lënduar në super stuhinë, e cila e goditi qytetin e tretë sipas madhësisë të Australisë, Brizbejn.

Kryeministri i shtetit federal Kuinslend, Kembl Njuman deklaroi se të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe se ata nuk janë në rrezik për jetën.

Shpejtësia e erës dje pasdite në qytet ka arritur 140 kilometra në orë, ndërsa vetë qendra e qytetit ka qenë e goditur nga copa të mëdha breshëri, për shkak të së cilës Kuvendi lokal e ndërpreu punën.

Numër i madh i rrugëve janë përmbytur, për shkak të së cilës është paralizuar trafiku i qytetit.

Era e fuqishme ka çrrënjosur çati të ndërtesave, ndërsa mëngjesin e sotëm në pastrimin e rrugëve kanë marrë pjesë shëbimet e qytetit dhe pjesëtarët e armatës.

Për shkak të pemëve të rrëzuara dhe qindra largpërçuesve të dëmtuara pa energji elektrike dje kanë mbetur 90 mijë amvisëri, ndërsa mëngjesin e sotëm pa energji elektrike janë 68 mijë shtëpi.

Sipas vlerësimeve të para, dëmet nga stuhia kanë arritur mbi njëqind milionë dollarë. 

Sipas meteorologëve kjo është stuhia më serioze në qytet në 20 vitet e kaluara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail