Demonstrantët e kanë penguar paradën me rastin e Ditës së falënderimit

Nju-Jork, 28 nëntor 2014 (MIA) - Një grup i aktivistëve, të pakënaqur nga vendimi të mos ngrihet akuzë kundër policit Daren Uillson për vrasjen e adoleshentit të paarmatosur afroamerikan, Majkll Braun, e penguan mbrëmë paradën tradicionale me rastin e Ditës së falënderimit, me ç'rast policia arrestoi të paktën shtatë demonstrues.

Aktivistët prej pardje i shpallën planet e tyre për pengim të paradës tradicionale me rastin e Ditës së falënderimit, në kornizat e të cilës mijëra pjesëmarës të maskuar  në karvan solemn kalojnë nëpër rrugët e Menhetenit, të shoqëruar me muzikë.

Gazeta "Nju-Jork post" shkruan se më shumë se dhjetëra aktivistë të mërkurën u mblodhën në një lokacion  në qendrën e Menhetenit, me qëllim që ta përpunojnë planin për pengim të paradës.

"Policia nuk do të na arrestojë dhe nuk do të gjuajë me armë ndaj nesh", ka deklaruar për gazetën organizatori i aksionit për pengim.

Parada me rastin e ditës së falënderimit çdo vit drejtpërdrejtë transmetohet në televizionin amerikan, ndërsa e ndjekin mijëra shikues përreth botës.

Në rrjetin social Tuiter u paraqit informacion se policia njujorkeze ka kërkuar nga stacionet televizive të mos i transmetojnë protestat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail