SIPRI: Kompanitë perëndimore për armë dominojnë në tregun botëror

Stokholm, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Kompanitë perëndimore për armë dominojnë në tregun botërore, ndërsa ato ruse janë mbështetur me porosi nga shteti, këto janë konkluzionet kryesore nga raporti vjetor i Institutit suedez për paqe (SIPRI) për 100 firmat më të mëdha prodhuese të armëve në botë.

Njëqind firmat në vitin 2013 kanë bërë qarkullim prej gjithsej 402 miliardë dollarë, që është për dy për qind më pak se në vitin 2012. Ulje është regjistruar tre vite me radhë.

Nga firmat në 100 të parat, 38 janë të bazuara në SHBA, një në Kanada dhe 30 në Evropë. Në to është një pjesë nga pothuajse 85 për qind e shitjes botërore të armëve.

Midis dhjetë të parave, gjashtë janë nga SHBA-ja - në vendin e parë është Lokhid Martin, pas saj pasojnë Boing, pastaj firma britanike Bi Ej Aj Sistems.

Nga lista, 10 firmat ruse kanë shitur armë në vlerë prej 31 miliardë dollarë - për 20 për qind në shumë se sa në vitin 2012. Kompanitë kineze nuk janë përfshirë në listë për shkak të mungesës së informatave.

SIPRI është formuar nga parlamenti suedez në vitin 1966. Instituti, i cili pjesërisht është i financuar nga shteti suedez, i ndjek shpenzimet luftarake dhe konfliktet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail