Obama: Ekopa e operacioneve të mëdha ushtarake të SHBA-ve jashtë Amerikës përfundoi

Uashington, 16 dhjetor 2014 (MIA) - Epoka e operacioneve të mëdha të forcave të armatosura amerikane në vendet e huaja përfundon, por ushtria duhet të jetë e gatshme për kryerjen e detyrave të ndryshme, deklaroi para tre mijë ushtarëve në bazën ushtarake Megvajr-Diks-Lejkhardts presidenti i SHBA-së Barak Obama.

Presidenti amerikan tha se afro 180 mijë trupa kishin qenë në Irak dhe Afganistan në kohën kur ai e ka marrë detyrën president, por sipas tij, deri në fund të dhjetorit, numri i këtyre trupave do të jetë më pak se 15 mijë.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrugën e duhur për t'i dhënë fund misionit ushtarak në Afganistan në fund të këtij viti, duke lënë pas një forcë që do ti trajnoj trupat afgane të sigurisë.

Obama është shprehur i bindur se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, më në fund do ta shkatërroj këtë grup ekstremist.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail