Talebanët në Peshavar kanë vrarë 141 persona (PLT)

Peshavar, 16 dhjetor 2014 (MIA) -  Talebanët e armatosur në sulmin e sotëm ndaj një shkolle ushtarake në Peshavar, në Pakistanin veriperëndimor, vranë 141 persona, prej të cilëve 132 nxënës, ndërsa forcat pakistaneze të sigurimit pas aksionit tetëorësh i likuiduan të gjithë sulmuesit.

Zëdhënësi i armatës pakistaneze Asim Baxhva deklaroi se në sulm e humbën jetën 141 njerëz, prej të cilëve 132 fëmijë dhe nëntë anëtarë të personelit të shkollës. Ai theksoi se sulmuesit mbanin edhe mjete shpërthyese me vete.

"Sulmuesit nuk kishin për qëllim të marrin pengje, pasi hynë në shkollë menjëherë filluan të gjuajnë", theksoi Baxhva, duke shtuar se të paktën 122 persona janë plagosur prej të cilëve numri më i madh janë nxënës.

Talebanët kumtuan se në shkollë kanë dërguar gjashtë njerëz të armatosur, të cilët me vete mbanin mjete shpërthyese.

Sipas mediave perëndimore, objekti i shkollës pothuaj tërësisht është i shkatërruar, pasi sulmuesit me vete kanë bartur edhe mjet shpërthyes.

Në shkollë ka pasur rreth 500 nxënës dhe profesorë.

"Operacioni ka përfunduar, forcat e sigurimit pastrojnë dhe shpresojnë se ndërtesa së shpejti do të pastrohet. Trupat e gjashtë sulmuesve janë gjetur në ndërtesë", thekson përfaqësuesi i policisë pakistaneze Abdullah Kan.

Zëdhënësi i talebanëve Mohamed Kurasani në bisedë telefonike me mediat pakistaneze e mori përgjegjësinë për sulmin, duke theksuar se është kryer në shenjë të urrejtjes për shkak të sulmeve të armatës pakistaneze ndaj familjeve të militantëve.

"Vendosëm ta sulmojmë këtë shkollë ushtarake sepse Qeveria i vret familjet tona. Dëshirojmë edhe ata të ndjejnë dhimbje sikurse edhe ne që kemi ndjerë", tha Kurasani.

Ministri pakistanez i Policisë, Rexhnat Saing theksoi se sulmi në Peshavar e pasqyron "fytyrën e vërtetë të terrorizmit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail