Irani para 14 viteve ka kërkuar ekstradimin e sulmuesit të kafenesë në Sidnei

Sidnei, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Autoritetet iraniane kumtuan se që para 14 viteve kanë kërkuar nga Australia ta ekstradojë emigrantin iranian Man Haron Monis, pas të cilit kishin shpallur fletëarrest, por Qeveria në Kanberrë e kishte hedhur poshtë kërkesën.

Monis, i cili dje u vra gjatë intervenimit të komandove australianë, pasi që 16 orë mbajti rreth njëzet pengje në një kafene në Sidnei, në vitin 1996 kishte ardhur në Australi, duke u prezantuar si refugjat politik, kështu që shumë shpejt kishte marrë edhe azil politik.

Komandot e policisë iraniane, gjenerali Ismail Ahmadi Mogharem, në deklaratën për mediumet austrline, megjithatë, tha se Monis, i cili në Iran quhej Manteki, në vendin e tij amë është ndjekur për mashtrim, e jo për shkak të bindjeve politike.

Gjenerali iranian sqaroi se Monis ka punuar si drejtor i një ndërmarrjeje turistike, por kur është akuzuar për mashtrim financiar, ka ikur nga Irani, që të kos arrestohej. Fillimisht ishte nisur për në Malejzi, prej nga, me identitet të rrejshëm, kishte ardhur në Australi, ku ishte vendosur përfundimisht.

"Edhe pse Irani dhe Australia kanë bashkëpunim bilateral për ekstradimin e kundërvajtësve kriminel, autoritetet australiane vazhdimisht refuzonin ta ekstradojnë", tha komandanti i policisë iraniane.

Agjencitë australiane të sigurisë kumtuan se nuk e kanë trjtuar Manis si të dyshuar, e as të lidhu me lëvizjet islamiste. Për të dihet vetëm se ka qenë i kyçur në aktivitetet rreth çështjeve religjioze. Më vonë, vetë është shpallur lider religjioz në Sidnei dhe ka kërkuar ta quajnë sheik.

Mediumet në Sidnei zbuluan se edhe pse jo i lidhur me islamin radikal, ai megjithatë u ka shkruar letra ofenduese të afërmëve të ushtrëve australianë, të vdekur në Afganistan, duke i quajtur "kasapë", ndërkaq është përgatitur që letra të tilla t'u dërgojë edhe të afërmëve të ushtarëve britanikë.

Në Australi, prej para dy viteve është akuzuar për ndihmim gjatë vrasjes së ish-gruas së tij, si dhe për sulme seksuale ndaj dhjetëra grave, por ai e ka demantuar atë kategorikisht, kështu që është liruar me kaucion deri në seancën e ardhshme gjyqësore.

Të hënën në mëngjes, sipas kohës australiane, derisa banorët e Sidneit shkonin në punë, ai hyri i armatosur në kafenenë "Lind", në qendrën afriste të qytetit, duke i marrë pengje të gjithë ata të cilët për momentin ndodheshin në objekt. Gjatë operacionit për shpëtim të pengjeve, jetën e humbi menaxheri i kafenesë dhe një grua, ndërsa katër persona të tjerë u lënduan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail