Obama e dha nënshkrimin e tij, por nuk i komentoi sanksionet kundër Moskës

Uashington, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Presidenti amerikan e nënshkroi ligjin, me të cilin aprovohet pakoja e re e sanksioneve kundër Rusisë, por theksoi se nuk planifikon që t'i zbatojë masat ndëshkuese në dokument, të cilat para gjashtë ditëve u miratuan në Kongres.

"Me nënshkrimin e këtij ligji nuk sinjalizohet ndryshim në politikën e sanksioneve të kësaj administrate, të cilin me kujdes e matëm në pajtueshmëri me zhvillimin e ngjarjeve në terren dhe në koordinim me aleatët dhe partnerët e tanë", thuhet në kumtesën e Obamës.

Prsidenti i SHBA-së theksoi se do të mund t'i zbatojë autorizimet e përfshira në masat, në qoftë se rrethanat kërë e kërkojnë nga ai.

Ligji kërkon nga presidenti rus që t'i zbatojë sanksionet ndaj kompaniv shtetërore ruse, të cilat merren me prodhimin e armëve dhe kompani të tjera nga sfera e mbrojtjes, por gjithashtu u jep mundësi që të heq dorë nga sanksionet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail