Dega jemenase e Al Kaedës ndërmorri përgjegjësi për sulmet në Paris

Sanë, 10 janar 2015 (MIA) - Një anëtar anonim i Al Kaedës në Jemen kumtoi se ai grup terrorist e ka udhëhequr sulmin ndaj gazetës satirike franceze Sharli ebdo në Paris i cili ashtu siç pohojnë është urrejtje për fyerjen e nderit të profetit Muhamed.

Anëtari në kumtesë të dorëzuar deri te mediat amerikane, thotë se "udhëheqësia e degës së Al Kaedës në Jemen (Akap)  ka menaxhuar me operacionet dhe jashtëzakonisht kujdesshëm e ka mbrojtur qëllimin e sulmeve".

Në Tuiter dega jemenase e Al Kaedës i'u kërcënua francezëve me sulme të reja. Përfaqësuesi i tyre i lartë fetar, sheiku Harit al Nadari e përshëndeti sulmin në Paris si "të bekuar" dhe i përshkruajti sulmuesit si "heronj muxhahedinë".

"Më mirë të ndaleni t'i sulmoni myslimanët që të mundeni të jetoni në paqe. Por, nëse dëshironi luftë atëherë luftoni, nuk do të kënaqeni kohë të gjatë në paqe derisa luftoni kundër profetit dhe myslimanëve", citoi Al Nadari në Tuiter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail