SHI konfirmoi ekzekutimin e pengut japonez Haruna Jukava

Raka, 26 janar 2015 (MIA) - Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e pengut japonez, Haruna Jukava.

Përgjegjësia është marrë dje, një ditë pasi që është publikuar një video përmes së cilës është bërë me dije vrasja e pengut japonez, Jukava.

Radio Al-Bajan, e cila transmeton program nga zonat e kontrollouara nga SHI në Siri dhe Irak, ka njoftuar se "pas skadimit të afatit të caktuar, është ekzekutuar pengu japonez Haruna Jukava.

Më datën 20 janar, militantët e SHi-së, kanë kërkuar nga qeveria japoneze që brenda 72 orëve t’ua paguaj 200 milionë dollarë, në këmbim të lirimit të Haruna Jukava dhe pengut tjetër japonez, Kenzhi Goto.

Pas skadimit të këtij afati dhe tashmë pas ekzekutimit të njërit prej pengjeve, SHI e ka ndryshuar kërkesën në këmbim të lirimit të pengut Kenzhi Goto.

SHi tani kërkon lirimin e irakianes Saxhida al-Rishavi, irakiane e dyshuar për lidhjet me Al-Kaedën, e cila po planifikonte sulm vetvrasës, Ajo mbahet në një burg në Jordani.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, e ka kërkuar lirimin e pakusht të Getos, ndërkaq ekzekutimin e Jukavas e ka quajtur "të egër".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail