Reforma në OBSH për shkak të reagimit joeduat të ebolës

Gjenevë, 26 janar 2015 (MIA) - Disa dhjetëra vende-anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e pranuan rezolutën me të cilën parashikohen reforma në organizatë, pas kritave të ashpra të marra për shkak të reagimeve joadekuate të epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore.

"OBSH-në të cilën e kemi, nuk është OBSH-ja e cila na nevojitet", deklaroi Tom Friden, drejtor i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, duke theksuar se vendimet në organizatë shpeshherë janë miratuar nga arsye politike, e jo nga arsye shkencore.

Drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Çan pranoi se kjo organizatë "tepër ngadalës e ka parë rëndësinë e epidemisë", e cila mori më shumë se 8.600 jetë, kryesisht në Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Lorens Gostin, drejtor i Qendrës bashkëpunuese të OBSH-së për rregullativë juridike në sferën e shëndetësisë publike dhe të drejtat e njeriut, theksoi se ebola i ka zbuluar të gjitha "mangësitë e trashëguara" të OBSH-së dhe se bashkësia ndërkombëtare ka vërejtur se si është kur kjo organizatë nuk është në gjendje të udhëheqë me situatën.

Me rezolutën, e miratuar nga këshili ekzekutiv i OBSH-së, mes tjerash, parashikohet edhe krijim i fondit për situata urgjente, me të cilin do t'u përgjigjet krizave shëndetësore në botë. Gjithashtu, është paraparë edhe formim i ekipit rezervë të punëtorëve mjekësorë, të trajnuar për luftë kundër epidemive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail