Bora e bllokoi pjesën verilindore të SHBA-së

Nju-Jork, 27 janar 2015 (MIA) - Për shkak të motit të lig dhe mbulesës së pritur me borë prej 60 deri 90 centimetra, është ndaluar udhëtimi në disa shtete verilindore në SHBA, duke përfshirë edhe metropolin Nju-Jork.

Nju-Jorku dhe pjesë të tjera të këtij rajoni janë mbyllur, pasi stuhia Juno pritet të sjellë deri në 90 centimetra borë. Shumica e shkollave në qytet dje mbajtën mësim por sot do të jenë të mbyllura. Disa kompani, gjithashtu, u dhanë pushim të punësuarve. Për shkak të stuhisë janë mbyllur edhe teatrot në Broduej, ndërsa 27 shfaqe janë anuluar.

Të gjitha automjetet joemergjente janë ndaluar, ashtu si edhe shërbimet e metrosë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Nju-Jork, Nju-Xhërsi, Konektikat, Rod Ajllënd, Masaçusets dhe Nju-Hempshir.

Bizneset dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa mbi 6.500 fluturime në aeroportet e bregdetit lindor janë anuluar.

"Delta erlajns" dje anuloi rreth 730 fluturime, ndërsa "Junajted erlajns" kumtoi se i anulon sot të gjitha fluturimet nga aeroporti në Nju-Xhërsi, Boston dhe Filadelfia. Masa të ngjashme për sot paralajmëruan edhe "Amerikan erlajns", "Ju Es ervejs" dhe aviokompani tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail